OPEC ia terron Rusisë shpresat për çmin e naftës
Organizata e eksportuesve më të mëdhenj të naftës në botë, OPEC, nuk do ta reduktojë prodhimin edhe nëse çmimi i naftë ulet në 20 dollarë për fuçi, theksoi ministri saudit i Naftës, Ali al-Nuaimi, vendi i të cilit është kreu i kartelit.

Bota
Një intervistë ministri saudit ka deklaruar se nuk është në interes të prodhuesve të OPEC-ut reduktimi i prodhimit të naftës, pavarësisht rënies së çmimit të saj.
“Edhe nëse çmimi i naftës regjistron rënie në 20, 40, 50 apo 60 dollarë, nuk është korrekt reduktimi i prodhimit”, deklaroi Ali al-Nuaimi në intervistën për “Middle East Economic Survey”.
Çmimi i arit të zi ka rënë rreth 50 për qind prej muajit qershor, si pasojë e rritjes së prodhimit, riforcimit të dollarit dhe uljes së kërkesës në kuadër të ngadalësimit ekonomik botëror.
Çmimi i një fuçie naftë pësoi rënie nën 60 dollarë, kundër 115, sa ishte në muajin qershor, një rënie që është rritur pas vendimit të marrë në fund të muajit nëntor nga OPEC, që furnizon një të tretën e botës, për të mbajtur të pandryshuar tavanin e prodhimit.