Xavi: Ronaldo nuk e meriton Topin e Artë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se Cristiano Ronaldo nuk e meriton që të fitojë Topin e Artë, pasi nuk ka bërë aq sa duhet në Kupën e Botës.

Sport

23/12/2014 19:04

Ronaldo nuk e meriton të fitojë Topin e Artë, pasi nuk ka bërë aq sa duhet në Kupën e Botës, gjithnjë sipas mesfushorit të Barcelonës, Xavi Hernandez.

“Ai nuk ka bërë shumë në Kupen Botës, dhe në vitin që është kjo garë, atëherë është vendimtare për lojtarin dhe Topin e Artë”, tha Xavi për SPORT.

Xavi gjithashtu ka folur për gjendjen e Lionel Messit te Barcelona, duke mohuar zërat për një largim të tij nga kjo skuadër.

“Ai është më i lumtur se kurrë te Barcelona”, përfundoi deklaratën e tij, mesfushori veteran i Barcelonës.