Sulmet e tri ditëve të kaluara në Francë nuk kanë lidhje me terrorizëm
Franca i ka shtuar masat e sigurisë në tërë vendin, ndërsa presidenti François Hollande ka kërkuar qetësi, pas tri ditë radhazi të sulmeve të dhunshme në Francë.

Bota
Autoritetet franceze kanë bërë të ditur të martën se të tri sulmet janë kryer nga persona që konsiderohen të sëmurë mendorë dhe se ata nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin e as nuk janë të njohur për lidhjet e tyre me ndonjë grup terrorist, raporton REL.
Së paku 10 vetë janë plagosur, kur një shofer me automjetin e tij të hënën ka depërtuar në një treg të Krishtlindjeve në qytetin perëndimor Nantes.
Sulmuesi më pas e kishte plagosur veten me thikë dhe si rezultat i plagëve të marra ai ka ndërruar jetë.
Më 21 dhjetor, një shofer tjetër teksa ka bërtitur “Zoti është i madh” në gjuhën arabe, ka depërtuar në një treg të Krishtllindjeve në qytetin Dijon, duke lënë të plagosur 13 persona.
Më 20 dhjetor, një burrë tjetër, teksa ka bërtitur në arabisht “Zoti është i madh”, i ka plagosur me thikë tre zyrtarë të policisë në afërsi të qytetit Toursm, para se i njëjti të qëllohet për vdekje.