Komuna e Prishtinës do të ndajë 50 mijë euro për skamnorët

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se do të ndajë 50 mijë euro për skamnorët e kësaj komune, për festat e fundvitit.

Lajme

23/12/2014 17:42

Përmes rrjetit social Facebook, Ahmeti ka njoftuar se komuna që ai udhëheq, këtë fond e ka krijuar nga paratë e kursyera gjatë gjithë vitit.

“Rreth 50 mijë euro të kursyera gjatë vitit në subvencione po i ndajmë për rastet më të rënda sociale në komunën tonë. Jemi të vetëdijshëm që kjo nuk përmbush as për së afërmi kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.  Por shpresojmë sado pak të ndihmohen familjet në gjendje të rëndë në këto festa të fundvitit.  Shumat janë modeste që të ndihmohen sa më shumë familje”, ka shkruar Ahmeti.