AAK fillon pastrimin e partisë, largon tre anëtarë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka larguar nga partia tre anëtarë të saj në degën e Kaçanikut. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ditë më parë kishte paralajmëruar se do ta pastrojë partinë nga elementë kriminalë. 

Lajme

23/12/2014 15:33

Këtë largim e ka përshëndetur edhe dega kryesore në Prishtinë, e cila thotë se këto largime janë pjesë e pastrimit dhe reformës së nisur.  

“Në kuadër të procesit të brendshëm të reformës, zhvillimit dhe strukturimit të mëtejmë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron pozitiv dhe pjesë të pastrimit të paralajmëruar, largimin nga partia të tre anëtarëve të saj në Kaçanik. AAK përcjellë edhe një herë përkushtimin e saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet, prej atij qendror dhe deri në nivelet lokale”, thuhet në një njoftim të kësaj partie. 

AAK konsideron se kushdo që nuk ndihet pjesë e Aleancës, është mirë që tash të largohet.