‘Lojtarët e Realit janë sikur vajza’

Mesfushori i San Lorenzos, Juan Mercier ka kritikuar lojtarët e Real Madridit, duke thënë se ata janë shumë të dobët fizikisht, pasi rrëzohen menjëherë në tokë për të kërkuar faul.

Sport

23/12/2014 15:30

Mercier është shprehur shumë i frustuar me lojtarët e Real Madridit, duke thënë se ata janë shumë të dobët, pasi bien në tokë pas çdo kontakti fizik.

“Çdo herë kur i prekja lojtarët e Realit, ata menjëherë rrëzoheshin”, tha Mercier për të përditshmen, Radio Marca.

“Kur i shkoje afër tyre – faul, kur tentonim të futemi në duel – faul. Ata nuk duhet të vijnë këtu më dhe të luajnë për një kohë të gjatë”.

“Ne luajtëm në mënyrën siç jemi mësuar. Ata nuk dinë të luajnë fizikisht”, përfundoi Mercier i irrituar.