Ronaldo pushon me Irinën

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka filluar qysh tani t'i shfrytëzoj disa nga ditët që i ka për pushim në pragë të festave të fundvitit.

Sport

23/12/2014 14:28

Ai në rrjetin socal, Facebook postoi një fotografi ku ishte duke u relaksuar së bashku me familjen e tij.

Veç djalit, ai si zakonisht ishte i shoqëruar edhe nga e dashura e tij, Irina Shayk, e cila konsiderohet si njëra ndër femrat më tërheqëse në planet.

Siç shihet, ky vit për Ronaldon nuk ka qenë i suksesshëm vetëm në fushat e blerta, por edhe jashtë tyre, pasi ai është duke e shijuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme.