Korporatat dhe bankat ruse para kolapsit
Me shpëtimin e Trust bank nga ana e bankës Qendrore të Rusisë të hënë, kria ekonomike në vendin me territorin më të madh në botë ka fituar peshë shtesë, që pritet të përkeqësohet edhe më shumë gjatë vitit 2015.

Bota
Banka Qendrore njoftoi se bankës Trust ia akordoi kredinë në shumën prej 30 miliardë rublash (rreth 600 milionë dollarë), shkruan The Telegraph.
I goditur me valën e sanksioneve, pasigurinë gjeopolitike dhe çmimin gjithnjë e më të ulët të naftës, sektori bankar rus u cilësua si sektori më i ndjeshëm në këto kohë krize për Rusinë.
“Risku i bankrotit shtetëror është i ulët, por kur është në pyetje sektori korporativ, sidomos ai bankar, kemi një brishtësi shumë më të madhe”, tha ekonomistja Ana Stupnicka, transmeton lajmi.net.
“Korporatat nuk mund t’i ristrukturojnë borxhet e tyre, sepse nuk kanë qasje në tregjet ndërkombëtare të kapitalit shkaku i sanksioneve”.
Ngjashëm mendon edhe ish-ministri i Financave, Aleksej Kudrin: “Sot kemi hyrë në krizë të vërtetë ekonomike, kurse në vitin e ardhshëm do t’i ndiejmë pasojat me tërë fuqinë”.
Analistët ekonomikë paralajmëron se ekonomia ruse nuk do të mund të rikuperohet pa rritjen e çmimit të naftës apo pa heqjen e sanksioneve, të cilat janë zbatuar për arsye të aneksimit të Krimesë.
“Ajo që presidenti dhe qeveria duhet të bëjnë është normalizimi i raporteve ruse me partnerët afaristë, veçmas me BE-në dhe SHBA-të”, ishte konkluzioni i Kudrinit.
(Lajmi.net)