Numri me afatin e skadimit deri më 2100
Siç duket një operator në Kosovë ia ka shtyrë afatin e skadimit një numri të një klienti për 85 vite.

Fun
Një video është postuar në YouTube ku shfaqë një celularë të tipit Nokia – një model të vjetër – në të cilin ndodhet një numër i një operatori telefonik në Kosovë që ia ka shtyrë afatin e skadimit deri më 2100, shkruan Lajmi.net.
Kjo është shumë e pazakontë dhe e çuditshme njëkohësisht, pasi që dihet se shtyrja e afatit të skadimit një numri i bëhet jo më shumë se një muaj apo dy. Siç duket, dikujt ky afat i është shtyrë përderisa të jetë gjallë.
Për shkak të mos publikimit se cilit operator i përket ky numër, është fshirë pjesa në të cilën e shfaqë emrin e operatorit në celularë, thuhet në përshkrimin e videos.
Shikojeni videon për më shumë: