Shqiptarët përzihen me bredha për t’u kontrabanduar më lehtë
Burime policore në portin francez, Dieppe, thanë se 16 shqiptarë janë gjetur duke u fshehur në një kamion me bredha të festave të fundvitit, që priste të hynte në një anije transportuese nga porti francez për në Angli.

Lajme
Agjentët doganorë francezë i kanë gjetur imigrantët e fshehur në mesin e bredhave të premten natën, gjatë një kontrolli rutinë të kamionit, që përgatitej të vendosej në anije për në portin britanik, Neëhaven.
Dy shoferë polakë të kamionit janë arrestuar dhe pritet që nesër të paraqiten para gjykatës, raporton agjencia AFP.
Imigrantët, me përjashtim të dy të miturve, janë dërguar në një qendër rajonale të arrestit, ka thënë burimi.
Autoritetet në të dy anët e kufirit po përpiqen të ndalin valën e imigrantëve ilegalë, që shpresojnë të kalojnë nga Franca në Britani.