90 vjeçari nga Llapushniku konvertohet në katolik
Një i moshuar nga Llapushniku i Drenasit i cili për 90 vjet ka jetuar si Shaban, pjesën tjetër të mbetur të jetës do ta kaloi si Zef. Ai është konvertuar nga besimi islam në fenë katolike.

Lajme
Këtë rast e ka publikuar në Facebook Marin Sopi. “Shaban Bytyqi-Zefi, pagëzohet në moshën 90 vjeçare”, shkruan ai.
Në këtë fshat rasti i Shabanit nuk është i pari.
Vlerësohet se familje të kësaj ane janë konvertuar vonë në mysliman, dhe brezat ende mbajnë mend të kaluarën e tyre të krishterë.
Kjo ka bërë që një pjesë e banorëve të kësaj ane të kthehen në identitetin fetarë të paraardhësve të tyre.