Chelsea rivalizon Barçën për Malcom

Chelsea është duke rivalizuar Barcelonën, e cila është në garë për të siguruar shërbimet e talentit nga corinthians, Malcom.

Sport

22/12/2014 15:57

E përditshmja angleze dhe mjaft e njohur, Daily Mirror, raporton se Chelsea është skuadra e fundit që është futur në garë për shërbimet e Malcom.

17 vjeçari është duke krijuar një impakt të lartë me skuadrën braziliane, dhe kështu ka tërhequr interesin e disa skuadrave të mëdha europiane.

Barcelona është duke u interesuar për shërbimet e tij, tashmë e një kohë të gjatë, mirëpo Chelsea besohet se është duke i bërë presion spanjollëve për shërbimet e talentit.