Alma Lama ankohet se burrat e Kuvendit po diskriminojnë gratë

Deputetja Alma Lama, është ankuar te kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, se gratë deputete po diskriminohen në raport me burrat.

 

Lajme

22/12/2014 15:41

Ajo thotë se kjo po ndodhë gjatë dhënies së fjalës për të folur në Kuvend. 

Lama pretendon se gratë deputete po lihen për të folur në pjesën e fundit të seancës, atëherë kur bie interesimi i qytetarëve për t’i ndjekur seancat. 

Kjo sipas Lamws po ndodhë me pretendimin se burrat kanë për të thënë gjëra më të mençura se sa gratë, e që sipas saj nuk është e vërtetë. 

Ajo ka sugjeruar që për t’u evituar ky diskriminim duhet të merret shembulli i Parlamentit Europian, i rendit të dhënies së fjalës. (lajmi.net)