Shpend Ahmeti i jep tenderin ish studentes së tij

E ka kritikuar gjithnjë tenderomaninë, por sapo mori pushtet filloi edhe vet duke e praktikuar. 

Lajme

22/12/2014 14:43

Ky është kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ditë më parë i dha tenderin për të dekoruar Prishtinën, një kompanie të sapokrijuar. 

Nga burime brenda komunës së Prishtinës, Indeksonline mëson se pronarja e kompanisë “Perla Events”, e cila do të dekorojë sheshet kryesore të Prishtinës, Flaka Qerimi, është një ish-studente e Shpend Ahmetit në AUK dhe njëherësh shoqe shumë e mirë e asistentes së tij, Diellza Kelmendit. 

N.SH ‘Perla Events’ është regjistruar si biznes individual i 25 vjeçares vetëm dy javë më parë, më 3 dhjetor 2014.

Lëvizja Vetëvendosje e Shpend Ahmetit, gjatë gjithë këtyre viteve sa nuk kishte pushtet, ka kritikuar ashpër qeveritë se hapin firma sa për të fituar tender të caktuar.