Sulmon me sëpatë dy persona, arrestohet
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestoj një të dyshuar në komunën e Lipjanit, i cili dyshohet se ka sulmuar dy persona të tjerë me sëpatë.

Lajme
Por, nuk është arrestuar edhe personi i tjetër që ka marrë pjesë në sulm.
Viktimat sipas policisë, kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa personi tjetër që ka marrë pjesë në sulm, gjendet në arrati.