Madonna thotë faleminderit në shqip
Mbretëresha e Pop-it Madonna, ka publikuar së fundi gjashtë këngë në formë dhurate, për fansat e saj për Krishtlindje. E derisa ka falënderuar fansat në të gjithë botën, Madonna nuk ka harruar të shkruaj edhe faleminderit, në shqip

ShowBiz
Këngëtarja e njohur Madonna, të shtunën ka paralajmëruar në ‘Twitter, se këngët e saj mund të shkarkohen falas, kurse shumë shpejt këto këngë u shndërruan në ‘Top-download’.
Më pas këngëtarja ka lënë postimin e radhës, ku ka falënderuar të gjithë fansat e saj, ndër të cilët ka falënderuar edhe ata shqiptar, edhe pse në listën e shteteve që shkarkuan më shumë këngët e saj, Shqipëria nuk figuronte.