Ronaldo: Do ta fitojmë përsëri Ligën e Kampionëve

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo ka thënë se skuadra e tij mund ta fitojë edhe në këtë sezon trofeun e rëndësishëm, Ligën e Kampionëve.

Sport

21/12/2014 17:41

Ronaldo është shprehur shumë optimist për të ardhmen e skuadrës së tij, duke thënë se ata mund të fitojnë edhe në këtë sezon trofeun e Ligës së Kampionëve.

“Unë shpresoj se viti 2015 do te jetë vit i njëjtë sikurse 2014, vetëm se këtë herë dua të fitojmë gjithçka”, tha Ronaldo.

“Duam të fitojmë gjithçka, sidomos Ligën e Kampionëve. Triumfi në Kupën e Botës për Klube është një moment historik që do të ketë një vend special në jetën time”.

“Më jep motivim për të vazhduar tutje. Ju falënderoj të gjithëve që më ndihmuan të arrijë deri këtu”, përfundoi Ronaldo.