VV të tregojë arsyen e vërtetë pse s’e voton ligjin për pjesëmarrje në luftëra të huaja

Anëtari i Aleancës Kosova e Re, Naim Maolku, ka komentuar vendimin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të mos votuar ligjin, që u ndalon kosovarëve pjesëmarrjen në luftëra të huaja.

Lajme

21/12/2014 16:22

Maloku ka thënë se ky vendim i tyre është alibi dhe fyes derisa ka kërkuar nga VV që të tregoj arsyen e vërtetë e mos votimit të këtij ligji.

Ai ka thënë se nëse shqiptarët do të luftojnë në rrugën e tyre për bashkim kombëtarë, nuk do të ketë ligj që do të ndalojë një vullnet të tillë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimi i plotë :

VV qe ende nuk është përcaktuar se a është Lëvizje apo Parti paska vendose qe mos me e votoj ligjin me te cilin sanksionohen qytetarët e Kosovës nëse marrin pjese ne luftëra jashtë Kosovës. Fjala është për një ligj tejet të rëndësishëm sepse paraqet një prej mekanizmave për parandalimin e shkuarjes së shqiptarëve ne konfliktin ndërsektar që po ndodhë në Siri dhe Irak, e që po ka pasoja jo vetëm për familjet e tyre por edhe për shoqërinë dhe shtetin tonë sepse përmes pjesëmarrjes se tyre po implikohet edhe Kosova.

Arsyetimi se kinse me këtë ligj sanksionohen dhe parandalohet pjesëmarrja e shqiptarëve të Kosovës ” në luftërat eventuale për te drejtat e Shqiptarëve jashtë Kosovës” jo vetëm që është vetëm alibi, arsyeja është krejt diku tjetër të cilën vetëm VV e din, por është edhe tepër fyes për:

1. Te gjithë ata mijëra Shqiptar të cilët vetëm nën pushtimin Serb sakrifikuan jetën, rininë, karrierën dhe familjet e tyre në përpjekje për liri dhe pavarësi pavarësisht ligjeve të pushtetit të atëhershëm dhe me vetëdije të plotë pranuan dënimet drakonike duke i mbushur të gjitha burgjet e ish Jugosllavisë me të burgosur politik vetëm e vetëm qe të dëgjohet zëri i tyre dhe te dëshmohet rezistenca e popullit ndaj pushtetit Sebo- jugosllav

2. Të gjithë ata Shqiptar të cilët i lan familjet e tyre, punën dhe të gjitha të mirat për një jetë komode dhe pa brenga në shtetet perëndimore dhe duke rreziku edhe masat ligjore të atyre shteteve, nëse mbeteshin gjallë dhe ktheheshin,morën pjesë aktive në uniformat e të tri ushtrive te lavdishme që populli i ngriti në fundshekullin e kaluar dhe fillimin e këtij shekulli.

Çka kishte me ndodhë me ne po që se nuk ishin pranuar ndërkombëtarisht këto tri ushtri…fillimi i tyre nuk ka garantuar një përfundim të tillë…

Tregojeni arsyen e vërtetë për votën kundër miratimit te këtij ligji..

Nëse do të luftohet për të drejta Kombëtare të Shqiptarëve kudo ne trojet etnike apo edhe nëse në rrugën për bashkim kombëtar do te duhet të luftohet, nuk ka ligj as pengese tjetër qe ka me e ndalë vullnetin e atyre që vendosin me derdhe gjak për liri.