United, 65 milionë për dyshen e Benficas
Manchester United është duke përgatitur një ofertë të madhe prej plotë 65 milionë euro për dyshen e Benficas, Enzo Perez dhe Nicolas Gaitan.

Sport
Siç raporton e përditshmja angleze, Daily Express, mësojmë se Manchester Untied do të ofrojë plotë 65 milionë euro për dyshen e Benficas.
Enzo Perez dhe Nicolas Gaitan janë duke shkëlqyer me fanellën e skuadrës portugeze, dhe janë ndër lojtarët kryesor të kësaj skuadre.
Besohet se Van Gaal ka dërguar skautët për të përcjellur dyshen argjentinase, të cilët do të luajnë takimin derbi kundër Bragës.