Vetëm VV kundër Ligjit për mospjesëmarrje në luftërat e huaja!
Albulena Haxhiu, deputete Lëvizjes “Vetëvendosje” ka bërë me dije se deputetët e këtij subjekti politik nuk do ta votojnë Ligjin që Ndalon pjesëmarrjen në Luftëra të Huaja, i cili është iniciuar pas rritjes së numrit të të rinjve që po ikin për të luftuar në Siri.

Lajme
Ajo për gazetën”Zëri” ka thënë se vazhdojnë të kundërshtojnë këtë projektligj meqë kjo pengon shqiptarët e Kosovës që të luftojnë për bashkëkombësit e tyre nëse ndonjëherë do të jetë e nevojshme.
Por, për dallim nga Vetëvendosje, partitë e tjera opozitare në Kuvendin e Kosovës mendojnë ndryshe dhe do të votojnë pro këtij ligji.