Brutaliteti është emri i tyre i dytë! Dënimet e ISIS (Foto)
Një burri në qytetin sirian Al-Baba i prenë dorën, sepse ai u gjet fajtor për vjedhje. Tjetri u kryqëzua për spiunazh, ndërsa një i tretë u rrahë me kamxhik sepse piu verë.

Bota
Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë ( ISIS ), ka publikuar fotot shokuese të ekzekutimit të dënimeve për personat e gjetur fajtorë në veprat e pretenduara prej tyre.
Një burri të premten pas faljes së namazit në rrugët e qytetit sirian Al-Baba iu pre dora, sepse ai u gjet fajtor për vjedhje.
Ky dënim u ekzekutua në publik në mënyrë që ta shihnin edhe të tjerët.
Një tjetër burrë u dënua për gjoja spiunazh për Asadin. Ai u dënua për vendosjen e një mikroprocesori për përgjimin nga afër të pjesëtarëve të ISIS, dhe u kryqëzua publikisht.
Javën e kaluar, tre burra u rrahën gjithashtu publikisht, shkaku se kishin konsumuar verë.
Dënimi është kryer në provincën irakiane të Kirkukut para një turme njerëzish të cilët ishin mbledhur për ta shikuar ngjarjen. (lajmi.net)