Thaçi i uron fitoren Haxhi Krasniqit

Boksieri nga Juniku, Robin Haxhi Krasniqi, ka mposhtur polakun Dariusz Sek, në një meq me 12 raunde. Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi, nuk ka vonuar me urimin e tij për Krasnqin. 

Lajme

20/12/2014 23:13

Thaçi ka dërguar urime të përzemërta për boksierin kosovar me nënshtetësi gjermane, për meqin e fituar, i cili i hap rrugë për titullin e Kampionit të Botës.

“Junikasi ynë dhe boksieri numër dy në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, i mbrojti sot, në Mynih, titujt e tij WBA Continental dhe WBO Continental pas fitores ndaj polakut Dariusz Sek”.

“Urime të përzemërta Haxhiut, të gjithë shqiptarëve kudo që janë për sukseset e pareshtura të kampionit tonë. Me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit të botës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.