Erdogan: Puna e tyre të na pengojnë, e jona të ecim përpara
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se disa po përpiqen që ta rikthejnë Turqinë e vjetër, “por ne do të punojmë akoma edhe më shumë për të ndërtuar një Turqi të re”.

Bota
Erdogan në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të mbajtur në Hotel Ëyndham duke u shprehur se ata gjithmonë kanë thënë se do të shohin punën e tyre tha se: “Puna e tyre është të na pengojnë ne, ndërsa puna jonë është të ecim pa u penguar, madje edhe më tej të vrapojmë. Puna e tyre është të na ngadalësojnë, ndërsa puna jonë është të shpejtojmë shpejtësinë tonë. Ata do të përpiqen të rikthejnë Turqinë e vjetër, por ne do të punojmë akoma edhe më shumë për të ndërtuar një Turqi të re”.
Erdogan ka deklaruar se priten më shumë përpjekje në këtë proces nga institucionet veçanërisht nga ata institucione me orientim nga bota: “TIKA do të punojë akoma edhe më shumë, do ti afrohet akoma edhe më shumë të shtypurve. Gjysmëhëna e kuqe turke do të jetë më shumë aktive. Menaxhimi i Fatkeqësive dhe i Emergjencave (AFAD) do të mjekojë më shumë plagë, TRT do ti flasë të gjithë botës, Anadolu Agency po hyn në një nga agjencitë më të mira në botë, do të jetë. Edhe në Turqi edhe i të gjithë të shtypurve në botë në dashtë zoti do të jetë zëri i të gjithë atyre që janë të heshtur. Kryesia e Turqve jashtë shtetit dhe të komuniteteve të afërt, institutet Yunus Emre, Turkish Airlines duhet të rrethojnë botën që të gjithë. Por para këtyre së gjithash sektori ynë privat, ju biznesmenët tanë, sipërmarrësit tanë, pa njohur kufi , pa njohur pengesa do ti vini botës rreth e qark me dashuri dhe entuziazëm”, raporton AA.