Dy familje nga Kaçaniku pajtohen pas nëntë vite hasmëri

Në faljen e gjakut meritor ishte imami Milaim Fazliu nga Kaçaniku. Gjatë këtij pajtimi u bë thirrje që vrasjet dhe hasmëritë të mos ndodhin më.

Lajme

20/12/2014 21:21

Një grua që kishte vrarë burrin shumë vjet më parë kishte bërë që familja e saj të mbetej në hasmëri me familjen e viktimës. Por sot familjet u pajtuan. Falësit e gjakut u lutën që të mos ndodhin më vrasje.

Familja Fana nga Sllatina e ulët e Vitisë i fali gjakun asaj Lamaj nga Semaja e Kaçanikut. (KlanKosova)