Lajmi i shekullit: Sida po kthehet në një sëmundje jo vdekjeprurëse

Nëse jeni të frikësuar se do të mund të infektoheni me HIV, tani keni më pak arsye për këtë. Kohëve të fundit virusi ka evoluar në atë mënyrë duke u bërë më i dobët dhe më pak i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. 

Bota

02/12/2014 12:10

Lajm fantastik që vjen nga bota e mjekësisë! Sipas rezultateve të një studimi të gjerë, HIV është duke u bërë më pak vdekjeprurës, por edhe më vështirë i transmetueshëm nga personi në person, transmeton lajmi.net.

Një ekip i ekspertëve nga Oxford ka provuar se fuqia e virusit që dëmton imunitetin e njeriut, gjithnjë e më shumë po bëhet më lehtë i përballueshëm.

Shkencëtarët madje shkojnë aq larg sa pretendojnë se virusi shumë shpejt do të mund të jetë krejtësisht i padëmshëm për njerëzit.

Ky është një lajm i mirë, sidomos kur dihet se bota aktualisht ka mbi 35 milionë të infektuar me HIV. (lajmi.net)