10 golashënuesit më të mirë në historinë e La Ligas
Lionel Messi tashmë edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas. Por, më poshtë keni emrat e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në historinë e kësaj gare.
Sport
Lionel Messi tashmë edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas. Por, më poshtë keni emrat e 10 lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola në historinë e kësaj gare.
Messi ka arritur që gjatë karrierës së tij të shënojë plotë 253 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në historinë e La Ligas.
Pas tij është Telmo Zarra me 251 gola, ndërsa legjenda e Realit, Hugo Sanchez numëron 234 gola të shënuar në Kampionatin Spanjoll.
Lojtari më në formë për momentin, Cristiano Ronaldo është në vendin e nëntë me 197 gola të shënuara, tre më pak se Pahino që është në vendin e tetë.
Lista e 10 golashënuesve më të mira në La Liga përfundon me Edmundo Suarez që ka shënuar 195 gola.
Lista:
1- Lionel Messi 253 gola
2- Telmo Zarra 251 gola
3- Hugo Sanchez 234 gola
4- Raul 228 gola
5- Di Stefano 227gola
6- Cesar Rodriguez 223 gola
7- Quini 219 gola
8- Pahino 210 gola
9- Cristiano Ronaldo 197 gola
10- Edmundo Suarez 195 gola