Kendall Jenner, fytyra e re e gjigandit të bukurisë ‘Estée Lauder’
Duket se ditëlindja e 19-të e Kendall Jenner filloi me një start të mirë. Më pak se dy javë pasi që ajo e festoi ditëlindjen e saj, ylli njoftoi të shtunën se është emëruar fytyra e re e gjigandit kozmetik Estée Lauder.

ShowBiz
‘Jam shumë e emocionuar të ju njoftoj se unë jam fytyra e re e @esteelauder’, shkroi ajo, transmeton Lajmi.net.
‘Ende nuk mund ta besoj se u zgjodha unë’ tha ajo duke postuar fotografi për 15 milion ndjekësit e saj në Instagram ndër të cilat ishte edhe një pozë mbi motoçikletë.
Një fotografi e dytë, e bërë nga fotografi Patrick Demarchelier, ishte shpërndarë gjithashtu nga Kendall dhe llogaria zyrtare e revistës Vogue në Instagram.