Limaj: Blloku është unik, kryeministri do të jetë nga LAN
Kryetari Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se posti i kryeministrit do t’i takojë koalicionit LDK-AAK-Nisma (LAN).
Lajme
Limaj ka thënë se kryeministri do të jetë nga LAN, e kush do të jetë ai, kjo temë do të diskutohet në fund.
“Unë besoj shumë që koalicioni do ta ketë kryeministrin, se kush do të jetë është temë që vjen krejt në fund”, është shprehur Limaj gjatë intervistës në emisionin “Argument Plus” të RTV 21.
Duke folur për krizën politike, Limaj ka fajësuar PDK-në për mosthirrjen e seancës konstitutive. “Nëse flasim për krizën e mos themelimit të institucioneve, atëherë tash problemi qëndron te mosthirrja e vazhdimit të seancës konstituive nga PDK-ja e jo diçka tjetër”, ka thënë Limaj, duke shtuar se pret që javën e ardhshme të thirret Kuvendi i Kosovës.
Ai ka thënë se blloku është unik. “Ne nuk ndikohemi nga raportimet në media kur flitet për krizë në mes të partive të BLLOK-ut”, ka thënë Limaj.