Irakut i nevojiten 80 mijë trupa ushtarak për ta luftuar IS-in

Gjenerali i ushtrisë amerikane, Martin Dempsey, ka thënë se Irakut i duhen rreth 80,000 trupa efektivë, për të rimarrë pjesët e uzurpuara nga militantët e Shtetit Islamik (IS), dhe për të rivendosur kufirin me Sirinë.

Bota

13/11/2014 20:22

Gjenerali Dempsey, i ka bërë këto komente në seancën e Kongresit më 13 nëntor.

“Do të duhen 80,000 ushtarë kompetentë për të forcuar ushtrinë e Irakut, që ata të rikthejnë rajonet e kontrolluara nga Shteti Islamik, dhe eventualisht të rimarrin Mosulin”, ka thënë Dempsey.

Dempsey, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara, do të konsiderojnë dërgimin e një numri modest të forcave amerikane, për të luftuar me trupat e Irakut.

Presidenti Barack Obama, ka autorizuar dërgimin e trupave amerikane, por vetëm të këshillojnë dhe trajnojnë forcat e Irakut.

Për momentin në Irak, po qëndrojnë rreth 1,400 trupa amerikane. /REL/