Cliff: Pse sot nuk ka seancë?

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff, tha sot se nuk e ka të qartë pse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk janë sot në seancë për ta zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Lajme

13/11/2014 13:15

Duke folur në tryezën e organizuar nga BIRN për prezantimin e raportit mbi implementimin e marrëveshjes Kosovë- Serbi, diplomati britanik tha se tashmë që blloku paszgjedhor LDK-VV-AAK-NISMA ka hequr dorë nga posti i kryeparlamentarit, nuk ka më arsye që të shtyhet zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit.

“Nuk e di pse parlamenti nuk është takuar sot. E di që e kanë propozimin për kryeparlamentar”, tha Cliff, raporton RTK.