Zogiani grushtohet nga huliganët romë
Aktivisti i shquar i shoqërisë civile, Avni Zogiani, mbrëmë rreth orës 21:00 është sulmuar nga një grup huliganësh të komunitetit romë, të cilët e kanë goditur fizikisht dhe ia kanë dëmtuar veturën.

Lajme
Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit, në një prononcim për Veriu.info tregon tmerrin që e ka përjetuar në një rrugë në Fushë Kosovë, nga rreth 30 huliganë të komunitetit romë.
“Sonte rreth orës 21:00 derisa isha duke lëvizur me veturë, një grup prej 30 të rinjsh romë me kanë dalë në rrugë, me ç’rast kanë filluar ta godasin makinën time, pastaj ma kanë hap derën dhe kanë filluar të më godasin edhe mua”, rrëfen Zogiani ngjarjen e rëndë të cilën e ka përjetuar.
Ai tregon se me derë hapur ka arritur të largohet nga aty, ku pastaj e ka lajmëruar edhe Policinë e Kosovës për dhunën e ushtruar ndaj tij.
“Policia më njoftoj se sot ky është rasti i tretë i kësaj natyre që ka ndodhur në atë rrugë, pasi që këta huliganë kishin shkaktuar edhe dy sulme më herët”, tregon Avni Zogiani.