Mustafa paralajmëron marrëveshje të re mes Bllokut, synon kryeministrin

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se pas situatës së krijuar, ku Blloku hoqi dorë nga posti i kryeparlamentarit, do të ketë një marrëveshje të re mes LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s. Ai me marrëveshjen e re mes Bllokut, synon postine kryeministrit. 

Lajme

09/11/2014 23:48

Mustafa në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, numri i së hënës, ka paralajmëruar se partitë e Bllokut, mbi marrëveshjen e deritanishme duhet të bëjnë një marrëveshje të re, me të cilën do t’i përcaktonin përgjgjësitë e reja qeverisëse dhe objektivat qeverisëse.

“Ne nuk jemi të lumtur që duhet të bëjmë marrëveshje të re, sepse ky nuk ka qenë vullneti ynë, pork jo është pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Mustafa.

I pyetur nëse do të jetë kandidat për kryeministër, Mustafa ka thënë se çdo marrëveshje ka për bazë themelore fuqinë e subjekteve poltike, përkatësisht numrin e deputetëve.

“Ky është edhe qëndrimi I LDK-së për marrëveshjen e re dhe pozitën e kryeministrit”, ka thënë Mustafa.