Katër pedofilë dhunuan një 13 vjeçare (Video)
Ky është një moment i tmerrshëm teksa një pedofil përgatitet që të abuzoj me një vajzë të mitur, vetëm 13 vjeç.
Bota
Në një video të postuar shihet një vajzë 13 vjeçare me një person të rritur teksa shkojnë në një hotel. Dy personat shihen teksa përqafohen dhe shkëmbejnë puthje, teksa drejtohen prej recepsionit të hotelit në dhomën e tyre, raporton Mirror, transmeton lajmi.net.
Por, disa minuta pas kësaj, në video shfaqet 26 vjeçari Shakeal Rehman i cili e dhunon vajzën e re. Pastaj, 22 vjeçari Mohamanned Shapal gjithashtu e dhunoi vajzën në po atë dhomë.
Muajin e kaluar 5 persona ishin burgosur për një dhunim e kësaj të miture.
Por, të vërtetën e tmerrshme pas këtij rasti e trefon zyrtari policor Matt Fenwick i cili e kishte marrë në pyetje këtë të mitur.
“Ajo ka qenë e mashtruar dhe ka menduar se këta persona e duan. Ajo faktikisht nuk ndjehej se ishe viktimë”.
Ky polic thotë se pedofilët mundohen që të gjejnë vajza të reja që i pëlqejnë dhe që u premtojnë atyre se do t’ja kalojnë mirë.
Ndërkaq, zyrtari tjetër policor, Cath Ragheb, ka thënë se vajza kishte treguar “se ka qenë duke qëndruar në një taksi kur njëri prej agresorëve i kishte thënë se ajo ishte shumë e bukur dhe kishte filluar që ta puthe. Ajo ka pranuar se ai kishte abuzuar seksualisht me të katër herë”.
Më pas personi që e kishte abuzuar, e kishte lënë vajzën në një stacion autobusi dhe një njeri tjetër i kishte premtuar se do ta kthente në shtëpi. Gjithashtu edhe ai i kishte thënë se ajo ishte e “bukur” dhe se dëshironte që të ishte i dashuri i saj. Vajza përfundoi në Bradfort, ku më pas një njeri i quajtur Shaz e kishte marrë në shtëpinë e tij dhe kishte abuzuar me të. Më pas ai e kishte lënë në qendër të qytetit, ku Rehman së bashku me Shapal i kishin thënë se do ta ndihmonin. Por e mitura përfundoi në një dhomë hoteli ku këta dy persona e dhunuan.
Në dëshminë e saj ajo ka thënë” Ai më shtriu dhe u hodh përmbi mua. Nuk mund të merrja frymë. Më pas ai më dhunoi. Gjithë kohës ai ka qeshur.
Rehman u dënua 12 vjet burg për dhunim dhe trafikim me qenie njerëzore. Shapal u dënua me 4 vjet burg për dhunim ndërkaq, Yaseen Amini u dënua me 5 vjet e gjysmë për të njëjtat akuza, transmeton lajmi.net.