Rinisin bisedimet bërthamore për Iranin
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, këshilltarja e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtëm i Iranit, Xhavad Zarif, janë takuar në Oman për të biseduar rreth programit bërthamor të Republikës Islamike.
Bota
Në prag të bisedimeve joformale, kryenegociatori i Iranit, Abas Aragçi ka thënë se vendi i tij është i etur për të arritur marrëveshje dhe ka shfaqur besimin se ajo mund të nënshkruhet para afatit të 24 nëntorit.
Fuqitë perëndimore duan që Irani të frenojë aktivitetet e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.
Irani thotë se programi i tij bërthamor ka vetëm qëllime paqësore dhe nuk synon krijimin e armës atomike.
Raundi final i negociatave do të mbahet në Vjenë, më 18 nëntor.