Ancelotti: Kroos, lojtari më i mirë në fushë
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se Toni Kroos ishte lojtari më i mirë në fitoren e arritur kundër Rayo Vallecanos me rezultat bindës prej 5-1.

Sport
Carlo Ancelotti ka përgëzuar lojtarin e tij, Toni Kroos, duke thënë se ai ishte lojtari më i mirë në fushë, gjatë fitores së sotme kundër Rayo Vallecanos.
“Kroos ishte lojtari më i mirë në fushë në ndeshjen e sotme. Ai gjithashtu shënoi dhe golin e parë për Real Madridin”.
“Ai më ka befasuar mua pasi është duke luajtur në një nivel shumë të madh”, ishin fjalët e Ancelottit të thëna pas takimit për Kroosin.
Toni Kroos asistoi për Gareth Balen në golin e parë të Realit, ndërsa më vonë shënoi dhe një gol të bukur falë një goditjeje perfekte me të djathtën e tij.