Eriksen, a je normal? (Video)
Ylli i Tottenhamit, Christian Eriksen ka treguar saktësi të jashtëzakonshme duke qëlluar traversën në 10 nga 12 tentime gjatë sfidës me disa bashkëlojtarë në stërvitje.
Sport
Të gjithë e dime se Christian Eriksen është futbollist i klasit botëror.
Por, mesfushori i Tottenhamit e dëshmoi këtë gjatë një sfidë të realizuar në stërvitjen e skuadrës londineze.
Eriksen u ballafaqua me bashkëlojtarët Danny Rose dhe Ryan Mason, duke e qëlluar traversën në 10 nga 12 tentime. E jashtëzakonshme.