Goli të cilin Mourinho nuk do ta harrojë kurrë (Video)

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho, ka bërë të ditur se kurrë nuk do ta harrojë “golin fantazmë” të Liverpoolit nga ndeshja e kthimit mes skuadrave në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve më 2005. 

Sport

08/11/2014 10:51

Jose Mourinho, para çdo ndeshje me Liverpoolin flet për ballafaqimin e skuadrave më 2005 në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve në Anfield.

Dhe, pikërisht shënimi nga spanjolli Luis Garcia – edhe pse topi nuk e kishte kaluar vijën e portës – ishte ai që eliminoi Blues dhe i kualifikoi Reds në finalen e madhe.

Para duelit të sotëm në po të njëjtin stadium, Mourinho, i rikthyer në bankinën e Chelseas në verën e vitit të kaluar ka bërë të ditur se ende nuk e ka harruar atë çfarë i ndodhi atij dhe skuadrës më 2005.

“E kemi parë në të kaluarën se si Anfield ndikon tek njerëzit. Pranohen gola që nuk janë gola, vërshëllejnë penallti që nuk janë penallti”, deklaroi Mourinho me buzëqeshje ironike në fytyrë.

Por, si do të përfundojë dueli i sotëm dhe a do të ketë polemika të reja në të, do ta mësojmë më vonë.