Përforcimi i ri largohet nga klubi pas 95 minutash

Sulmuesi Elliot Lee është rikthyer në West Ham, vetëm 95 minuta pas huazimit te skuadra e Southend United, për shkak të një lëndimi që pësoi në stërvitje.

Sport

06/11/2014 18:28

Sulmuesi i West Ham, Elliot Lee është rikthyer në klubin amë pasi u lëndua vetëm 95 minuta pas periudhës së huazimit te Southend United.

19-vjeçari, i biri i ish futbollistit të Anglisë, Rob Lee, u lëndua rëndë në seancën e parë stërvitore me skuadrën e re.

Menaxheri i Southend, Phil Brown deklaroi për “BBC Essex”: “Dokumentacioni përfundoi të premten në ora 9:30 në mëngjes. Ne e filluam seancën stërvitore në ora 10:30, ndërsa pak më tepër se një orë më vonë, ai u lëndua”.

Lee bëri dy paraqitje si rezervist për West Hamin dhe shënoi një herë në katër ndeshje gjatë periudhës së huazimit në Colchester United, edicionin e kaluar.