Topi i Artë për një gjerman

Kapiteni i Romës, Francesco Totti beson se një futbollist gjerman e meriton Topin e Artë për shkak të triumfit në Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

05/11/2014 12:19

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka thënë se një futbollist gjerman e meriton Topin e Artë për shkak të triumfit në Kampionatin botëror në Brazil.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është përmendur si një prej favoritëve kryesorë. Por, Totti mendon se çmimi duhet t’i takojë një gjermani.

“Ronaldo e Messi janë futbollistë që çdo vit duhet të fitojnë Topin e Artë sepse i konsideroj si më të mirët në botë”, deklaroi Totti për ‘Sky Deutschland’.

“Por, mendoj se është e drejtë që kësaj radhe të fitojë një futbollist gjerman për shkak të triumfit në Botëror”, përfundoi ai.