Çiljeta rikthehet me një super baladë

'Nuk e di pse më do' është balada më e re që rikthen Çiljetën në Këngën Magjike dhe në skenë pas tri vitesh pushimi.

ShowBiz

03/11/2014 23:10

Pas tri vitesh pauzë në karierën artistike, këngëtarja nga Shqipëria Çiljeta Xhilaga është rikthyer në skenë.

Ajo ka zgjedhur festivalin e Këngës Magjike dhe një baladë të mrekullueshme që ta bëjë rikthimin e me të vërtetë ka bërë një performancë të bukur.

Kënga është punuar nga Elgit Doda dhe ka një tekst të ndjerë të shkruar nga Olti Curri dhe është pjesëmarrëse në këtë edicion të festivalit ‘Kënga Magjike’.