Sot takohen liderët e Bllokut

Liderët e Bllokut LVAN sot do të takohen, në tentimin e radhës për të gjetur zgjidhje për ngërçin politik, në të cilin gjendet Kosova tash e 5 muaj.

Lajme

03/11/2014 11:38

Takimi do të mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës në ora 13:00.

Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net, këshilltari i të parit të AAK-së, Avni Arifi.

“Liderët e Bllokut do të takohen sot në ora 13:00, në zyret e Grupit Parlamentar të LDK-së”, tha shkurt Arifi.

Ky takim i liderëve të Bllokut, vjen pas zhvillimeve të fundit brenda LDK-së, ku fillimisht kryetari i saj, Isa Mustafa ka kërkuar reflektim karshi rrethanave të reja dhe reagimeve të disa zyrtarëve të tjerë të LDK-së, të cilët kanë kërkuar që posti i kryeministrit t’i takojë partisë më të madhe të Bllokut.