Kurti: Presidentja nuk ka mundësi të na dërgojë në zgjedhje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një tubim me qytetarë të Ferizajt, ka thënë se Presidentja nuk mundet në këtë fazë ta dërgojë vendin në zgjedhje, se po të kishte mundësi, sipas tij, tani do ta bënte këtë. 

Lajme

01/11/2014 20:42

Kurti para qytetarëve ferizajas të mbledhur në një sallë të qytetit, tha se po ta kishte Presidentja mundësinë ligjore për ta dërguar vendin në zgjedhje, deri tash do ta shfrytëzonte këtë mundësi.

“Kemi dëgjuar se presidentja mund të na çojë në zgjedhje. Po të kishte mundësi të tilla kushtetuese e ligjore kjo mundësi do të shfrytëzohej dhe unë nuk do të isha fare sot në Ferizaj”.

Pavarësisht se Vetëvendosje është kundër zgjedhjeve, Kurti tha se partia e tyre gjithmonë është e gatshme për to.

“Ne jemi gjithmonë të gatshëm për zgjedhje, por Kosova nuk ka nevoje për to, por për një qeverisje ndryshe e qeveri te re të shumicës parlamentare”.