Bllaca reagon nga burgu: Me EULEX-in i sqaroj punët pas 10 nëntorit

Nazim Bllaca, i vetë-shpallur agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) , është lajmëruar nga burgu. Ai pak më parë ka postuar një koment në faqen e tij në Facebook.

Lajme

01/11/2014 10:41

Bllaca në këtë postim ka thënë se është duke i përcjell me vëmendje skandalet e EULEX-it, që kanë ndodhur ditëve te fundit. Ai përveç kësaj ka treguar se pas datës 10 nëntor do ti sqaroj raportet me këtë mision dhe me Brukselin.

Ky është postimi i plotë i Bllacës në Facebook:

Për aq sa më jepet mundësia këtu në burg, unë po e përcjelli me vëmendje skandalin e korrupsionit në EULEX.

Qëndrimi im karshi Prokurores Diana Willson, Maria Bahmie e Jonatan Ratel do të sqarohet pas 10 nëntorit të këtij viti, kur do të sqaroj edhe raportin në mes meje dhe Brukselit.

Me Respekt:

Nazim Bllaca