Pique injoron ndeshjen, shkruan në telefon (Video)
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e injoroi pjesën e dytë të ndeshjes kundër Espanyolit në Superkupën e Katalonisë, duke shkruar në telefon nga bankina.
Sport
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, nuk ishte fare i interesuar për pjesën e dytë të ndeshjes kundër Espanyolit në Superkupën e Katalonisë.
Pasi shënoi një gol në pjesën e parë të takimit, trajneri Luis Enrique e zëvendësoi atë dhe shumë të tjerë pas intervalit.
Por, mbrojtësi duket se e humbi interesimin ndaj ballafaqimit pasi u xhirua nga kamerat duke shkruar në telefon nga bankina e Barcelonës.
Me sjelljen e tij mbeti i mahnitur edhe bashkëlojtari i tij i ri, sulmuesi Luis Suarez që po qëndronte i ulur pran tij.
Në fund, ndeshja shkoi në penallti dhe Pique së paku u ngrit në këmbë.