Të ngujuar nga gjakmarrja, 34 fëmijë asnjë orë mësim

Një projekt për arsimimin e fëmijëve të ngujuar në shtëpitë e tyre ka dështuar. “Vizion Plus” raporton se 34 fëmijë që janë aktualisht të ngujuar nuk zhvillojnë asnjë orë mësimi. 

Lajme

25/10/2014 22:07

Drejtorja e drejtorisë arsimore në Shkodër thotë se është e vështirë që të shkohet në këto shtëpi për t’ju dhënë mësim fëmijëve.

Fëmijët kur shkojnë në shkollë shoqërohen nga prindërit. Kurse në rastin e fëmijëve të ngujuar duhet dikush te iniciojë futjen e mësuesve ne shtëpitë e te ngujuarve.

Kjo është një çështje e vështirë. Edhe pse sipas kanunit fëmijët nuk duhet të vriten si shkak i gjakmarrjes, frika është prezentë tek të gjitha familjet e ngujuara në qarkun e Shkodrës.

Në raportimin e “Vizion Plus” thuhet se ka pasur dy tre raste kur është qëlluar edhe mbi fëmijët pavarësisht se kanuni e ndalon një gjë të tillë.