Plisat: UEFA – MAFIA (Video)
“Plisat” kanë reaguar pas vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor të UEFA-s në lidhje me ndeshjen Serbi – Shqipëri duke publikuar mesazhin: “UEFA – MAFIA” para fan-clubit të tyre.
Sport
Grupi i tifozëve “Plisat” i ka dërguar një porosi të qartë Federatës evropiane të futbollit (UEFA) pas vendimit skandaloz të Komisionit Disiplinor që ndeshjen e ndërprerë mes Serbisë dhe Shqipërisë në Beograd ta regjistrojë me rezultat 3:0 për vendasit.
Disa anëtarë të “Plisave” kanë shkruar mesazhin e qartë: “UEFA – MAFIA” para fan-clubit të tyre në kryeqytet.