Bizneset kosovare në Panairin e Izmirit
Aleanca Kosovare e Bizneseve njofton se zëvendësministri i Zhvillimuit Ekonomik, Ramadan Hasani dhe kreu i AKB-së, Agim Shahini, bashkë me përfaqësues të mbi 50 bizneseve tona marrin pjesë në Panairin e Ushqimit dhe Teknologjisë ushqimore në Izmir të Turqisë.
Lajme
Në fjalën përshëndetëse, Shahini ka thënë se Kosova është vend interesant për investitorë nga Turqia dhe së në Kosovë tashmë kemi shumë investitorë.
Gatishmëria shtetërore dhe biznesore e Turqisë për ta mbështetur Kosovën nuk ka munguar asnjëherë, ka thënë organizatori i Panairit, Osman Gencer.