CAF sulmon Platinin

Konfederata e Futbollit të Afrikës (CAF) ka kërkuar nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini që t’i shikojë punëe e tij e mos të merret me Kupën e Afrikë

Sport

22/10/2014 15:51

Konfederata e Futbollit të Afrikës (CAF) ka kritikuar presidentin e UEFA-s, Michel Platini që dha mendimin e tij nëse Kupa e Afrikës duhet të anulohet për shkak të frikës nga virusi Ebola.

Gjatë një debati televiziv të dielën, francezi dyshoi nëse gara – që është e paraparë të zhvillohet mes 17 janarit dhe 8 shkurtit të vitit të ardhshëm – duhet të shtyhet për shkak të depërtimit të virusit në Afrikën perëndimore.

Por, CAF e ka këshilluar Platinin që të merret me punët e tij. “Presidenti i UEFA-s, Platini e pa të nevojshme të ndërhyjë në ëështjen e datës së caktuar për Kupën e Afrikës”, thuhet në komunikatën e CAF. “CAF, me drejtuesit e saj gjithmonë ka promovuar garën dhe është ajo që vendos rreth saj, jo dikush tjetër”.