Serbia i dorëzon demarsh Ambasadorit shqiptar në Beograd

Ambasadorit shqiptar në Serbi, Ilir Boçka i është dorëzuar një demarsh pas incidentit të mbrëmshëm në ndeshjen Serbi – Shqipëri. 

Lajme

15/10/2014 19:15

Si merr vesh gazeta beogradase Blic, ambasadori shqiptar ka hyrë në ndërtesën e MPJ-së së Serbisë në orën 15:40, por nuk ka dashur të përgjigjet në pyetje. Nga ndërtesa ai ka dalë pas gjysmë ore qëndrimi aty.

Në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd nuk kanë dashur gjatë ditës së sotme të komentojnë ngjarjet e mbrëmshme në stadiumin e Beogradit. Për medie u dha një porosi e shkurtër se Ambasada “nuk ka koment”.  

“Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë e ka dënuar ashpër incidentin në ndeshjen Serbi-Shqipëri dhe e ka kualifikuar si provokim  të planifikuar e të paramenduar politik, që është bërë me qëllim që në Beograd të shkaktohen trazira dhe t’i qitet hije e keqe faktit që Serbia me shumë sukses kultivon bashkëpunimin në rajon”, thuhet në komunikatën e MPJ të Serbisë.

Kjo ministri ka theksuar se Serbia “nuk mundet të bartë përgjegjësinë për provokime të papërgjegjshme të mysafirëve shqiptarë dhe ase do të vijojë të punojë në zhvillimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore, për të cilat besonte paraqesin të vetmen rrugë për tejkalimin e problemeve potenciale”.