Mes vitheve të JLo dhe Kim Kardashian, kë zgjedh P.Diddy? (Video)

Reperit P.Diddy i është kërkuar të zgjedhë se kush ka të pasmet më të mira, ish e dashura e tij Jennifer Lopez apo Kim Kardashian.

ShowBiz

02/10/2014 09:19

Kohët e fundit duket se po flitet vetëm për asetet e famshme të femrave, vithet. Shumë këngë po bëhen për to dhe secila po lavdëron asetet e veta.

Jennifer Lopez, gjithmonë e famshme për figura të bukura të trupit, e sidomos të pasmet, së fundmi ka publikuar këngën dhe videoklipin e ri me po këtë titull ‘Booty’.

Në një emision i ka ardhur radha pikërisht reperit P.Diddy ta shikojë videoklipin dhe të bëjë koment për të pasmet e ish-të dashurës së tij në vitin 1998, Jennifer Lopez.

Ai pa hezituar dhe i ngazëllyer është shprehur: ‘Oh Zot o Zot, jam shumë me fat që kam këtë femër të mrekullueshme në historinë time. Ajo është njëra ndër më të mrekullueshmet që kam parë ndonjëherë’.

Diddy ka vazhduar: ‘Është e mahnitshme, është një vepër arti, është diçka që do të mbetet në histori me të vërtetë’.

Puff Diddyt i është kërkuar poashtu të krahasojë të pasmet e dy femrave më të përfolura kohët e fundit, JLo dhe Kim Kardashian dhe ai është përgjigjur me shpejtësi: ‘Pa treguar mosrespekt për Kim dhe Kanyen, kjo gjë është diçka speicale’, duke iu drejtuar të pasmeve të Jenny-t.